Festë e madhe për Maqedoninë, shënohet 80 vjetori i kryengritjes popullore në Prilep

Prilep, 11 tetor – Tetëdhjet vite nga dita kur ishte shënuar fillimi i luftës popullore çlirimtare dhe përmbyllja e lindjes së shtetit maqedonas. Sot në Maqedoni shënohet 11 tetori, dita e kryengritjes popullore, informon Zhurnal.

 

Delegacione e krerëve të shtetit, organizata shoqëroro politike, armata, luftëtarët, kori diplomatik dhe mysafir nga jashtë vendit sot në Prilep do të vendosin lule para busteve të Metodija Andonov Çento, Kuzman Josifoski Pitu dhe heronjve popullorë, para bustit “Gruaja luftëtare” e kështu me radhë.

Në Mogillën e të pamposhturve është paraparë program solemn festiv dhe konferencë të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, kryetarit të Prilepit Ilija Jovanovski dhe kryetarit të bordit komunal të luftëtarëve të Prilepit, Krume Sokolloski.

Festa do të shënohet edhe në Shkup e Kumanovë.//Zhurnal.mk

Related posts

Fajon: Jam e zhgënjyer nga egoizmi i Bullgarisë

R Zh

Hoxha: Deputetët të japin mbështetje për ndryshimet me të cilat e diela do të jetë ditë jo pune

D V

12 pacientët e shpëtuar janë në gjendje të mirë, nuk kanë djegie, po mjekohen me terapi kundër Covid-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More