Agjencia Zhurnal.mk

Festivali “Kënga Magjike” nuk organizohet këtë vit, mësohet arsyeja

Ardit Gjebrea njoftoi se këtë vit nuk do të organizohet festivali “Kënga Magjike”.

Më 4, 5 dhe 7 dhjetor 2019 u mbajtën netët finale të festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net. Fituese u zgjodh Eneda Tarifa, ndërsa artistët garuan për të ndërtuar shtëpi për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një njftimi në Instagram, organizatori i këtij festivali, Ardit Gjebrea, njoftoi se më 2020 nuk do të ketë festival, por do të mbahet në pranverën e 2021.

“Kenga Magjike në 2020- pushim! Në pranverë të 2021 rikthehemi për t’i dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë edhe @edielashqiptare me fillimin e sezonit shtator 2020-korrik 2021 për rrjedhim vjen më e pasur në programin e sja. Ja, kështu filluam planet në këtë Vit të Ri!”, ka shkruar Gjebrea. /Lajmi.net/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...