Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Fetahu: BFI është e të gjitha subjekteve politike, është mbi partiake

Shkup, 24 nentor – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu, në emisionin 200, i cili do të transmetohet sonte në Alsat tha se ndryshimet në këtë institucion fetar ishin të domosdoshme, pasi që kredibiliteti i BFI-së filloj të shënojë rënie të dukshme. Kreu i ri i BFI-së deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet kompetente për zbulimin e keqpërdorimeve financiare eventuale në BFI. Sipas tij politika nuk ka pasur dorë në zgjedhjen e kreut të ri të BFI-së i ri dhe se nuk do të lejojë që partitë të ndërhyjnë në punën e institucionit më të lartë fetar.

“Nuk është e rastit që thash me plot guxim se BFI është e të gjitha subjekteve politike, është mbi partiake, do të jetë në shërbim të ndonjë subjekti politik kur ka të bëjë për ndonjë çështje që ka të bëjë me kombin tonë, çështja e gjuhës, çështja e nacionalitetit, kur është vlerë universale. Sepse çështja e gjuhë, çështja e nacionalitetit është çështje që a dhënë Zoti dhe ne kemi obligim që ta mbrojmë me të gjitha forca. Në momentet kur vërtetë do të kërkohet nevoja që BFI me faktorët e saj ti qaset ndihmës për një çështje që është vërtet universale, kombëtare por pse jo edhe shoqërore atëherë është krejt normale të pranojmë kërkesa të këtilla. Siç është Covid19”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...