Fetahu për fitra e zekat u futet në shtëpi besimtarëve, kur ata ankohen ky bëhet “shurdh memec”!

nga I.A

Shkup, 4 dhjetor – Shqir Fetahu emër i njohur për publikun, i pari i Bashkësisë Fetare Islame që u vendos në këtë pozitë për të drejtuar edhe udhëhequr këtë institucion ai shkaktoi kaos total dhe krizë të pariparueshme. Rastet më të ndjeshme janë në qytetin e Strugës dhe të Tetovës, ku një vit më herët brenda natës Fetahu shkarkoi udhëheqësit në këto dy myfti. Problemi për tu thelluar edhe më shumë vijoi me ngjarjet ku qytetarët e Strugës kanë paditur Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut si dhe myftiun e Myftinisë së Strugës, Adi Murtishi nga fshati Radolishtë për shkak të mosorganizimit të zgjedhjeve për zgjedhjen e Këshillave drejtues të xhamive. E ndaj kësaj kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, nuk është përgjigj akoma pra kushtimishtë thënë po bëhet “shurdh memec” nuk po dëshiron as të dëgjojë e as të shoh zhvillimet e fundit, shkruan Zhurnal.

Myftiu Fetahut në Strugë paditet, por këtij të fundit as që i intereson kjo gjë –

Qytetarët e Strugës kanë paditur Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut si dhe myftiun e Myftinisë së Strugës, Adi Murtishi nga fshati Radolishtë për shkak të mosorganizimit të zgjedhjeve për zgjedhjen e Këshillave drejtues të xhamive.

Ndërkohë që Agjencia e lajmeve Zhurnal krahas sigurimit të dokumentit të padisë së dorëzuar në prokurori nga ana e qytetarëve, gjithashtu myftiu i Myftinisë së Strugës Adi Murtishi nga fshati Radolishtë është paditur edhe për keqpërdorim financiar.

Në dokumentin e siguruar të cilin e ka publikuar Zhurnal shihet qartë gjithë padinë ndaj myftisë Murtishi. Gjithashtu, mësojmë se Myftiu i Strugës javën e kaluar ka qenë i ftuar në prokurori.

BFI në kaos me plotë skandale, myftinjtë paditen nga qytetarët –

Prej kur, Shaqir Fetahu, është në krye të BFI-së, skandalet nuk kanë të ndalur në këtë institucione me peshë për vendin e në veçanti për komunitetin e besimit islam. Shaqir Fetahu si kryesues i këtij institucioni ka shkaktuar veçse probleme me të cilat pastaj nuk dëshiron të merret.

Rast i tillë konkret është në Strugë, ku myftiu Adi ef. Murtishi po bojkotohet totalisht nga xhemati i Strugës me rrethinë. Dhe e gjithë kjo si duket për shkak të humbjes së besimit tek imamët dhe për këtë gjë, xhemati dhe imamët e bojkotojnë atë dhe punën e tij.

Në kushte normale kish pas me qenë një situatë e paparamendueshme, iluzion që kryemyftiu të jetë i përfshirë në aferë korruptive. E aq më pak banorët e atij vendi ta padisin në formë publike e ai sërish të vazhdojë ta kryejë detyrën sikurse nuk ka ndodhur asgjë.

Kriza në Strugë u iniciua nga Fetahu e tani po hesht –

Kriza në Strugë nuk ka filluar hë për hë, ka një zanafillë shumë më të hershme, kreu i BFI-së. Shaqir Fetahi u bë kapadai në këtë institucion duke shkarkuar e ngarkuar persona çdoherë që i kujtohej.

Organi më i lartë vendimmarrës i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Rijaseti, më 10 nëntor të vitit që lamë pas shkarkoi Qani Nesimin nga posti i myftiut të Tetovës dhe Salim Sulejmanin nga posti i myftiut të Strugës, ndërkaq në vend të tyre, Rijaseti në Tetovë e emëroi u.d. myftiun Selver Xhemaili dhe në Strugë, u.d. myftiun Jusuf Ismaili.

Të nesërmen ka reaguar menjëherë Myftinia e Tetovës, e cila administron me 107 xhami dhe është e dyta pas Shkupit për nga numri i xhamive, ka mbajtur mbledhje në të cilën ka miratuar vendim, me të cilin shkarkimin e ka shpallur jolegjitim dhe jolegal. Ngjashëm edhe nga Myftinia e Strugës e cila administron me 34 xhami, theksojnë se kanë miratuar deklaratë nëpërmjet të cilës thonë se “njëzëri nuk janë dakord me vendimin e Rijasetit për shkarkimin e myftiut të Strugës sepse i njëjti bie në kundërshtim me Kushtetutën e BFI-së”.

Prandaj, Shaqir Fetahu, e bëri të veten ia futi zjarrin myftinive dhe tani kur qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre, këtij të fundit nuk i bëhet fare vonë të injorojë totalisht qytetarët. Pra, kur vjen koha për fitra e zekat Fetahu u futet në çdo konak për të kërkuar edhe lëmosha. Dhe, tani kur qytetarët shprehin pakënaqësi dhe revoltën e tyre Fetahu hesht. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More