Agjencia Zhurnal.mk

Fetai: Duhet të ndryshohet Kryetari i Gjykatës Supreme, ai e pengon drejtësinë

Shkup, 19 qershor, zhurnal.mk – Prokurorja Speciale, Fatime Fetai në “Studion e hapur” te 1tv ka theksuar rëndësinë që të ketë ndryshime në jurispodencë, gjegjësisht te gjykatat në vendin tonë, transmeton Zhurnal.

Ajo theks të veçant i dha ndryshimit të kryetarit të Gjykatës Supreme, sepse siç potencoi Fetai, kryetari i këtij institucioni vetëm mund ta pengon drejtësinë dhe jo të bën mirë për drejtësinë.

“Nëse dikush vërtet duhet të ndryshohet, ejani atëher të bëjmë disa ndryshime të patjetërsueshme duke u nisur nga Gjykata Supreme. Diçka që në shumë raporte theksohet se janë pengues të drejtësisë sepse e dini çfarë, nuk mundet PSP të bën aq mirë për drejtësinë dhe sundimin e së drejtës, sa mund të bëj keq kryetari i Gjykatës Supreme që në fakt edhe u dëshmua. Në të ardhmen nuk do të ishte keq të kemi Veting për gjithë gjykatësit”, ka deklaruar prokurorja speciale, Fatime Fetai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...