Fetai takoi Arben Shehun, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

nga Xh M

Tiranë, 14 nëntor – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për politikat të qeverisjes së mire, Arben Fetai në kuadër të qëndrimit në Tiranë pati takim pune me Arben Shehun, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zëvendëskryeministri Fetahu falenderoi zotin Shehu për takimin vëllazëror dhe shumë të frytshëm për institucionet e dy vendeve mike.

Zoti Shehu përshëndeti dhe përgëzoi për bashkëpunimin shumë të ngushtë dhe miqësor me Entin shtetëror të Auditimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të këmbimit të përvojave institucionale.

Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë takimit theksoi prioritetin bazë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, respektivisht integrimin në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu prezentoi prioritetet tjera në kompetencë të portfolios së tij, siç janë parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit , shteti i së drejtës, transparenca, konfiskimi i aseteve të paligjshme dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorin civil.

Bashkëbiseduesit në takim u pajtuan të vazhdojë komunikimin dhe bashkpunimin midis institucioneve të auditimit të dy vendeve. E mirësesardhur është përkrahja e Shqipërisë në pregaditjen e rregullativës ligjore në fushën e adutimit duke pasur parasysh përvojat pozitive të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ofroi mundësinë e bashkëpunimit me Shkupin zyrtar në fushën e trajnimit të auditorëve të rinjë.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se parandalimi i krimit është më i rëndësishëm se ndëshkimi, e jo se krimi nuk duhet edhe të ndëshkohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More