Fetai takoi Izetbegoviçin në Sarajevë

nga Xh M

Sarajevë, 1 prill – Sot në Sarajevë, pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviç, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në Bosnje-Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për sfidat dhe perspektivat më të gjera rajonale.

Zoti Izetbegoviç më njoftoi për sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnje-Hercegovinës nga ana e Milorad Dodikut dhe autoriteteve të Republikës Serbe, si dhe rreziqet që sjellin këto veprime për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Një fokus i veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me zotin Izetbegoviç, theksuam rëndësinë e vazhdimit të reformave evropiane dhe forcimit të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal mbeten faktorë kyç për progresin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More