Fetai: Taravari po përpiqet të rikthejë BDI-në në pushtet, po gabon! Koalicion VLEN vazhdon, zgjedhje të dyfishta nuk do të ketë

nga Redaksia
Getting your Trinity Audio player ready...

Shkup, 19 maj – I ftuar në Click Plus, zëvendëskryeministri Arben Fetai tha se dalja e ASH-së nga qeveria është një agjendë për rikthimin e BDI-së në Qeveri, që siç tha, Arben Taravari është duke gabuar thellësisht, transmeton TV21. Fetai tha se ky plan ka dështuar dhe do të vazhdojë të dështoj, pasi sipas tij, qeveria është stabile, ndërkohë që garantoi se nuk ka zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokalet dhe se këto të fundit i fitojnë VLEN dhe VMRO.

“Përpjeka është për rikthimin e BDI-së në qeveri dhe madje mendoj se kryeministri do të flasë në periudhën në vazhdim dhe do të tregojë më saktësisht se çfarë biseda janë zhvilluar për të konfirmuar këtë dyshim mes tij dhe zotëri Taravarit, kryetarit tim në parti i cili e ka ndjekur këtë rrugë të gabuar, i cili është duke gabuar thellësisht duke i shërbyer kësaj agjende për rikthimin e BDI-së në Qeveri, këtë e kam bindje të thellë. Këtë e kam kuptuar në mas të madhe anëtarësia e ASH-së, dikush mund të shtiret se kjo nuk është çështja, por kjo është çështja e vërtetë që është në tavolinë dhe çështja që është diskutuar në takim. Për këtë pjesë nuk po flasë unë se nuk kam qenë i pranishëm në këto takime, besoj se do të ketë prononcime në vijim që do të konfirmojnë që agjenda ka qenë përpjekje për ta rikthyer BDI-në në qeveri. Ky plan ka dështuar dhe do ta shihni se do të dështojë në vazhdimësi. Numrat janë shumë stabil, e ka thënë kryeministri edhe partnerët ndërkombëtar, po e thotë edhe koalicioni VLEN dhe nuk kam mëdyshjen më të vogël se ky koalicion vazhdon deri në zgjedhjet lokale dhe se BDI i humb zgjedhjet lokale. Ka qenë temë a do të ketë zgjedhje të dyfishta, ka kërkesa. unë këtë dilemë ua hjeki sante, nuk ka zgjedhje të dyfishta”, tha Fetai.

Fetai: I thash Jo një plani që s’është i ASH dhe që s’ishte vendim i partisë, mbledhja ishte cirk

“Nuk i thash Jo kryetarit, i thash Jo një plani që nuk është plan i Aleancës për Shqiptarët”, kështu e komentoi zëvendëskryeministri Arben Fetai në Click Plus në TV21, vendimin e kreut të ASH-së, Arben Taravari për largim nga Qeveria. Fetai tha se mbedhja e ASH-së, e udhëhequr nga kryetari i partisë ishte një cirk.

“Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje”, Fetai: ASH është në Qeveri

Fetai tha se Aleanca për Shqiptarët është pjesë e Qeverisë, pasi që siç shtoi nga 50 zyrtarë shtetëror që janë emëruar në pozita e që përbëjnë ASH-në, vetëm 3 prej tyre kanë dhënë dorëheqje.

“Hisen e ASH-së në Qeveri e përbëjnë dikund 50 zyrtarë shtetëror të cilët janë emëruar në pozita të caktuara, së paku 50 ndoshta edhe më shumë. Por janë së paku 50 zyrtarë dhe unë e shoh nga këto vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje deri tash, 3 dihet që kanë dalë publikisht, të tjerët unë nuk di që dikush ka dalë nga Qeveria. Unë e di se të gjithë të tjerët vazhdojnë të shkojnë në vendet e tyre të punës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More