Shkup, 4 shkurt – Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka uruar zgjedhjen e Maksim Prevot, si ministër i Jashtëm i Belgjikës dhe zëvendëskryeministër. Fetai ka shkruar se Maksim ka qenë një kryebashkiak i jashtëzakonshëm për qytetin e Namurit, një lider vizionar si kryetar i partisë “Les Engages” dhe politikan që promovon diversitetin dhe bashkëjetesën.
“Tani, në rolin e tij të ri në qeverinë federale, jam i bindur se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim për një Belgjikë më të fortë dhe një diplomaci më të fuqishme. Shqiptarët në Belgjikë dhe kudo e vlerësojnë miqësinë dhe mbështetjen e tij dhe jam i sigurt se do të jetë një zë i fuqishëm për vlerat që ndajmë. Suksese Maksim në këtë detyrë të rëndësishme!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Fetai.