FFK thërret konferencë për media, pritet shkarkimi i Bernard Challandes

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka thirrur konferencë të jazhtëzakonshme për media, ku sipas burimeve të Telegrafit pritet të shkarkoj përzgjedhësin Bernard Challandes.

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme te Përfaqësuesja e Kosovës.

E gjithë kjo pasi FFK ka thirr konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 13:00 e ditës së sotme (e mërkurë).

“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas burimeve mirë të informuara të Telegrafit, konferenca ka të bëjë me shkarkimin e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Rezultatet e dobëta në këto kualifikuese të “Katar 2022” dhe në veçanti humbja e mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë kanë bërë që drejtuesit e FFK-së të vendosin për shkarkimin e zviceranit.

Sipas burimeve të Telegrafit, drejtuesit e FFK-së dhe Challandes kanë mbajtur mbrëma takim deri në orën 1 pas mesnate, ndërsa takimi ka vazhduar edhe sot dhe është arritur ujdia për t’i ndarë rrugët.

Telegrafi do t’u mbajë të informuar rreth çdo risie apo vendimi në lidhje më këtë. 

Related posts

Sulmuesi 13-vjeçar i Milanit ka rekord joreal prej 483 golash në 87 ndeshje

D V

Luis Enrique studion Italinë para sfidës gjysmëfinale

Z H

Chelsea shënjestron Griezmann e do në huazim!

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More