Agjencia Zhurnal.mk
Sport

FFM: Kërkojmë që UEFA ta dënojë Marko Arnautoviqin për sulmin ndaj Ezgjan Alioskit

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka dalë me njoftim zyrtar, pas sjelljes së sulmuesit austriak Marko Arnautoviq, ndaj përfaqësuesit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Nga FFM njofton Telegrafi Maqedoni, thonë se kanë dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA, duke kërkuar dënim maksimal për Marko Arnautoviq.

“FFM ashpër dënon sulmin nacionalist të përfaqësuesit austriak Marko Arnautoviq, pas golit të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme me Maqedoninë, drejtuar Ezgjan Alioskit. Gjithashtu, informojmë se kemi dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim maksimal për përfaqësuesin austriak Marko Arnautoviq”.

“Si ‘Shtëpia e futbollit’ çdo herë jemi kundër nacionalizmit dhe diskriminimit dhe të gjitha formave tjera të ofendimeve dhe sulmeve, të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave, për të cilat të gjithë luftojmë”, thonë nga FFM.

Në fund theksojnë se çdo herë do të mbrojnë interesat e përfaqësuesve të Maqedonisë, ku do që ata të jenë.

Ndryshe, mbrëmë pas golit të shënuar, Marko Arnautoviq e ofendoi në baza kombëtare përfaqësuesin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski. Ndërsa gjatë ditës së sotme, Artautoviq nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërkuar falje, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka diskriminuar në baza racore apo kombëtare.

Postime të ngjashme

Giroud ka arritur te Milani dhe i ka filluar stërvitjet

D V

Merr fund pritja 97 vjeçare e Filipineve për medaljen e artë – ëndrrën e realizoi Hidilyn Diaz

D V

Zyrtare: Unitedi arrin marrëveshje me Realin për transferimin e Varane

D V

Me rikthim sensacional, Teuta kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

D V

Incident në Lojërat Olimpike: Sporti debutues, skejtbordi sa nuk i solli lëndime të rënda Angelo Narvaezit

D V

Nga shënjestra e top klubeve evropiane, afër kalimit te Aston Villa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...