Agjencia Zhurnal.mk

Fiat Chrysler afër marrjes së një huaje shtetërore prej 6.3 miliardë euro

Italia është afër miratimit të huasë prej 6.3 miliardë euro për Fiat Chrysler (FCA), kanë bërë të ditur dy burime të afërta me çështjen, raporton Reuters.

Kjo i hap rrugë huazimit më të më të madh ndaj një kompanie automobilistike evropiane, transmeton KOHA.

Kredia do të ndahej nga banka më e madhe e shitjes me pakicë në Itali, Intesa Ssanpaolo, e cila tashmë e ka autorizuar miratimin e garancive që Qeveria do të sigurojë në 80 për qind të shumës përmes agjencisë së kredisë eksportuese SACE.

Dy burimet kanë bërë të ditur se Qeveria së shpejti do të japë dritën e gjelbër, pas punës për të finalizuar marrëveshjen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!