Agjencia Zhurnal.mk
Sport

FIFA pezullon dy federatat të futbollit

Byroja e FIFA-s ka vendosur të pezullojë Federatën e Futbollit të Çadit dhe të Pakistanit me efekt të menjëhershëm.

Sa i përket federatës afrikane, pezullimi u diktua nga vendimet e fundit të autoriteteve qeveritare të Çadit, për të tërhequr përgjithmonë kompetencat e deleguara në FTFA, duke krijuar një komitet kombëtar për menaxhimin e përkohshëm të futbollit dhe marrjen nën kontroll të zyrave të FTFA.

“Pezullimi do të hiqet sapo vendimet e qeverisë në fjalë të jenë shfuqizuar, dhe FTFA dhe menaxhmenti i saj, e udhëhequr nga presidenti Moctar Mahamoud Hamid, i kanë konfirmuar FIFA-s që ambientet e FTFA janë përsëri nën kontrollin e tyre,”- thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Ndërsa pezullimi i Pakistanit është për shkak të ndërhyrjeve nga palët e treta, “e cila përbën një shkelje serioze të statutit të FIFA-s”. Situata u shkaktua “nga pushtimi i fundit i selisë qendrore të PFF në Lahore nga një grup demonstruesish dhe nga vendimi i pretenduar i disa individëve për të hequr komitetin e PFF, të miratuar nga FIFA dhe të udhëhequr nga Haroon Malik, si dhe për të kaluar kompetencat e PFF te përzgjedhuri i tyre Syed Ashfaq Hussain Shah”,- sqaron FIFA në komunikatën e zyrtare, që është lëshuar nga zyrat e saj në Zvicër.

Postime të ngjashme

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin

Z H

Ibra karton të kuq, por Milani thyen Parmën

Z H

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Z H

“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

Z H

Tifozët nuk mund të besojnë se si Lacazette nuk arriti të shënonte i vetëm përball portierit

Z H

Xhaka i frustruar: “Largojë atë mu* topi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...