FIFA publikon renditjen e re – Kosova me ngritje rekord, ngjitet edhe Shqipëria

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e fundit për ranglistën e ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje të madhe.

 

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, ku top 10 nuk është se ndryshon.

Belgjika vazhdon ta kryesoj renditjen, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca, Italia dhe Argjentina.

Në këtë renditje, Dardanët kanë marrë ngritjen më të madhe në histori pas publikimit të renditjes së re të FIFA-s.

Kosova është ngritur për gjashtë vende, pasi nga vendi i 115-të sa ishte, tani renditet në pozitën e 109.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kishte 1159 pikë, ndërsa tani ka 1176 pikë në renditje.

Renditja e Kosovës

Ky sukses i Kosovës vjen pas rezultateve pozitive në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë e fituar 1-0 dhe barazimit 1-1 me Greqinë.

Nga këto ndeshje të shtatorit, Kosova i fitoi 17 pikë të reja, ndërsa edhe Shqipëria është ngritur për tri pozita.

Renditja e Shqipërisë

Shqipëria renditej e 69-ta me 1360 pikë, ndërsa tani zë vendin e 66-të me 1368 pikë.

Renditja Botërore e FIFA-s e ardhshme do të publikohet më 21 tetor 2021.

Related posts

Tyson Fury – Deontay Wilder: Sa shumë do të fitojnë dy boksierët e peshave të rënda

D V

Moriba mund të transferohet në Angli, dy skuadra të mëdha pas tij

Redaksia

Man City kthen vëmendjen te transferimi i Lewandowskit pas dështimit të Kane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More