FIFA publikon renditjen e re – Kosova ‘ruan’ pozitën, Shqipëria bie për dy vende

nga D V

FIFA ka publikuar sot (e enjte), 4 prill, ranglistën e përditësuar të ekipeve kombëtare, ku Kosova nuk ka lëvizur nga pozita e muajit të kaluar, ndërsa Shqipëria ka rënë për dy vende.

Pas ndeshjeve të muajit mars, FIFA ka përditësuar ranglistën e tyre, me Argjentinën që vazhdon të mbetet e para, e pasuar nga Franca e dyta me Belgjika e treta.

Në pozitën e katërt renditet Anglia, në të pestën Brazili, Portugalia e gjashta, Holanda e shtata, Spanja e teta, Italia e nënta dhe Kroacia që mbyll top dhjetëshen.

Por, si qëndron Përfaqësuesja e Kosovës në ranglistën e përditësuar të FIFA-s?

Dardanët kanë luajtur dy ndeshje miqësore në muajin e kaluar, pasi më 22 mars kanë fituar 1-0 kundër Armenisë dhe më 26 mars u mposhten 2-0 nga Hungaria.

Pas këtyre dy rezultateve, Kosova nuk ka lëvizur nga pozita e 102-të me 1205 pikë të tubuara.

Për dallim nga Kosova, Shqipëria ka rënë për dy pozita. Kuqezinjtë ishin në pozitën e 64-të muajin e kaluar dhe tani renditet në  pozitën e 66-të me 1375 pikë.

Gjatë muajit mars, Shqipëria humbi dy ndeshjet miqësore. Fillimisht u mposht 3-0 nga Kili, ndërsa Suedia e mundi me rezultat 1-0. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More