Agjencia Zhurnal.mk
Sport

FIFA-s i bëhet thirrje ta pensionojë numrin 10 përgjithmonë, për nder të Maradonës

Zhurnal Ads

Trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, ka bërë thirrje që fanella me numrin 10 në futboll të pensionohet dhe të mos përdoret nga asnjë ekip, në nderim të Diego Maradonës, i cili vdiq të mërkurën në moshën 60-vjeçare.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe ish-heroi i Napolit, Barcelonës dhe Boca Juniors, vdiq të mërkurën pas një sulmi në zemër, transmeton Gazeta Express.

Homazhe për humbjen e njërës prej figurave më të dashura në botën e futbollit janë duke u bërë anë e mban botës, me heroin tjetër argjentinas Lionel Messi që e ka përshkruar Maradonën si të përjetshëm.

Maradona do të mbahet në mend si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti dhe numri 10 që ai e barte në fanellë është sinonim i një lojtari të mrekullueshëm.

Vilas-Boas është pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Maradonës dhe beson se FIFA duhet ta nderojë atë duke e pensionuar numrin 10 në gjithë botën.

“Është një lajm shumë i keq”, tha Villas-Boas.

“Lajm i rëndë vdekja e Maradonës, do të doja që FIFA ta pensionoj numrin 10 në të gjitha garat për të gjitha ekipet”, shtoi ai.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bayerni zyrtarisht mohon interesimin për Dybalan

E.E.

Postimi emocionues nga Newell’s Old Boys që bëhet viral në rrjetet sociale pas festës së Messit me fanellën e Maradonës: Shkruani ju, sepse unë nuk mundem

E.E.

Koronavirus prish planet, Japonia ndalon shfaqjen e pishtarit olimpik

Z H

Valon Berisha i dëshpëruar me humbjen dhe eliminimin: Është e dhimbshme, nuk përshkruhet kjo dhimbje

admin

Hazard i lumtur te Real Madridi

Z H

Alarm në NBA/ Pozitiv me Covid-19, basketbollisti i pranishëm në stolin rezervë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...