Fifi kërkon falje për herë të dytë për nënçmimin ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP

Është mbajtur të premten nata e tretë e spektaklit të Big Brother VIP.

Në këtë mbrëmje është diskutuar për javën e parë të banorëve VIP në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndër të tjerash u diskutua edhe për faktin se si Fifi javën e kaluar në një rrëfim të bërë në dhomën e rrëfimit, ku duke qarë ishte ankuar në banorët e tjerë.

Këngëtarja ishte shprehur me ironi për modelen Beniada duke u shprehur “Ka pozuar për PlayBoy-në ajo”, ndërsa e quante si banore e cila ka qëndruar në gjumë.

Foto: Top Channel

Pas deklaratave dhe ankesave të marra nga banorët për atë se çfarë ka thënë ajo për ta, Fifi ka kërkuar faje për të dytën herë radhazi.

Këngëtarja e hitit “Marova” u shpreh se e kupton gabimin që ka bërë dhe se i erdhi shumë keq kur e pa veten në televizor duke parë ato që kishte thënë për të tjerët.

Fifi kishte kërkuar falje edhe në spektaklin e dytë të premten, po prapë për sjelljet agresive që kishte treguar ndaj personave me të cilët është duke bashkëjetuar në këtë shtëpi. 

Related posts

Befason Alketa Vejsiu, si rrallëherë publikon fotografi me bikini dhe ekspozon linjat trupore

D V

Fansat çuditen me fustanin e gjumit të Kim Kardashian

D V

Bruno fotografohet me këngëtaren më të dashur kosovare

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More