Fifi në Big Brother flet për kriteret e bashkëshortit të ardhshëm: Jam shumë tradicionale në familje

Pak ditë më parë ka nisë spektakli i famshëm Big Brother VIP, në të cilin janë bërë pjesë 14 konkurrent, që janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

 

Në mesin e konkurrentëve është edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, e cila po komentohet vazhdimisht për pothuajse secilin veprim aty brenda.

Këngëtarja nga Ferizaj, nuk ka hezituar që të flas për jetën e saj privat e të shpalos gjëra të padëgjuara më parë për publikun dhe banorët e shtëpisë më të famshme.

Foto: Top Channel

Së fundi, Fifi ka bërë një tjetër rrëfim, duke treguar se cilat janë kriteret e bashkëshortit të saj të ardhshëm dhe se sa shumë dëshiron që të bëhet nënë.

Foto: Top Channel

“Jam shumë tradicionale në familje, kam shumë qejf të kem një familje të shëndetshme, se jo të zgjedh me katalog, e jo ashtu burrin me përmasa, me pas sy të zi, me qenë biond, i gjatë e me muskuj. Unë e kom shumë të rëndësishme këtë pjesë e familjes, e dashuroj me u bë nënë”, është shprehur Fifi.

Foto: Top Channel

Ndërkohë, Fifi më pas vazhdon të tregoi për vështirësitë financiare që kishte familja e saj kur ajo ishte fëmijë, duke thënë se u kishte premtuar që do iu ndihmonte kur të rritej, gjë të cilën thotë se e ka bërë. 

Related posts

Gashi publikon këngën “Sleeping On My Left”

D V

Si rrallëherë, Lori pozon me dekoltenë e hapur

R Zh

Ish-sigurimi i Britney Spears pretendon se ka audio që ekipi donte të fshihej

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More