“Figaro”: Pse Bullgaria nuk dëshiron Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së

Paris, 6 tetor – Tash e 16 vjet Maqedonia e Veriut me durim është duke pritur para portave të BE-së, edhe pse liderët e saj kanë besuar se e kanë hequr pengesën më të madhe në vitin 2018 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e kontestit 30-vjeçar rreth emrit me Greqinë, thekson gazeta parisiene “Figaro”, duke shtuar se tani Sofja i referohet historisë për ta arsyetuar veton e procesit eurointegrues të vendit prej anash.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s, gazeta përkujton se Marrëveshja e Prespës ka paraparë vendi ta ndryshojë emrin në Maqedoninë e Veriut, si “çmim që e ka paguar vendi i vogël me 2 milionë banorë për të hyrë në NATO në mars të vitit 2020 dhe që përfundimisht ta fillojë procesin e gjatë për hyrje në BE”.

“Por, nuk u mor parasysh Bullgaria e cila vendosi veto vitin e kaluar dhe në të njëjtën kohë e bllokoi edhe procesin e inkuadrimit të Shqipërisë”, thekson “Figaro”, duke shtuar se Parlamenti në Sofje madje miratoi edhe Rezolutë për miratimin e eurointegrimeve të vendit, të shtruar nga partia nacionaliste bullgare VMRO, anëtare e atëhershme e koalicionit në pushtet.

Sipas kësaj rezolute, shton gazeta parisiene, “gjuha maqedonase e kodifikuar në vitin 1945, nuk mund të konsiderohet gjuhë e veçantë, por për dialekt bullgar”.

“Askush nuk e konteston të drejtën gjithkush ta definojë kombin e vet dhe ta quaj gjuhën e vet siç dëshiron. Por, nuk mund ta pranojnë se kjo e drejtë bazohet në urrejtje, vjedhje të historisë dhe mohimin e Bullgarisë”, tha ministrja e atëhershme bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

“Figaro” thekson se deri në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar, Maqedonia e Veriut disa herë ishte drejtuar nga Bullgaria.

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë u nënshkrua në vitin 2017 dhe u formua komision i përbashkët për ta shqyrtuar “historinë e tyre të përbashkët”. Por kjo nuk ndihmon. Të dyja vendet vazhdojnë të luftojnë për heronjtë e tyre, rregullisht kujdesen për trajtimin e pakicave të tyre në një vend tjetër dhe e kritikojnë përmbajtjen e librave historikë”, thekson gazeta.

Një diplomat anonim evropian për “Figaron” thotë se në këtë rast “askush nuk është tërësisht i bardhë dhe as tërësisht i zi”.

Gazeta shton se ish-përfaqësuesi special i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere vlerëson se rasti është “shumë serioz” dhe “jashtëzakonisht i dëmshëm për Ballkanin si edhe për mbarë Evropën”.

“Nëse e pranojmë se zgjerimi i merr parasysh çështjet lidhur me interpretimin e historisë dhe identitetin, atëherë të mos flasim më për zgjerimin”, thotë Fuere për “Figaro”.

“Tani kur situata politike në Bullgari është shumë e paqartë, disa dëshirojnë të besojnë se zgjedhjet presidenciale të caktuara për mesin e nëntorit do të ndihmojnë që të zhbllokohet procesi. Këtë të mërkurë (në Bërdo afër Kranjës), evropianët do ta përkujtojnë nevojën që të gjenden dhe zbatohen zgjidhjet përfundimtare për problemet bilaterale të partnerëve të rrënjosur në trashëgiminë e së kaluarën”, konstaton “Figaro”.

Related posts

Krisin grushtat në Kumanovë mes përkrahësve të Maskim Dimitrievskit dhe Oliver Ilievskit

I Z

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shkup: Nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit

N E

Dita e fundit e paraqitjes për regjistrues rajonalë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More