Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot është takuar me studentët e vitit të gjashtë të mjekësisë së përgjithshme, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë në luftën me Covid 19, informon Zhurnal.
Ministri Filipçe ndjehet i lumtur që të rinjtë janë të vetëdijshëm për rolin e tyre në shoqëri sidomos në këto momente krize.
“Më vjen mirë që punonjësit e ardhshëm shëndetësor janë të vetëdijshëm dhe njohin rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri në momente krize. Kontributi i tyre është i rëndësishëm, u uroj punë të suksesshme”, deklaroi ministri Filipçe.
Ndryshe angazhimi i studentëve vjen në kohë kur numri i pacientëve me Covid po rritet dukshëm si dhe pas dorëheqjes të disa motrave medicinale nga Klinika Infektive.//Zhurnal.mk