Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

Shkup, 13 prill – Zhurnal – Sot në seancën e qeverisë do të shqzrtohet ligji për Kujdesin Shëndetësor, me ndryshimet e të cilit, propozojmë që çmimet në spitalet private të jenë të barabarta me çmimet referuese të përcaktuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, bëri të ditur në një postin në rrjetet sociale ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Zhurnal.

Siç bën të ditur ministri, me ndryshimet e parapara në ligjin për Diagnostikimin dhe Trajtimin e Pacientëve me Kovid, propozohet që çmimet të sillen 40.000 deri në 305.000 denarë.

Në shkrimin e tij në Facebbok, Filipçe thotë se shteti, përveç që ka autoritetin për të lidhur marrëveshje me spitale private përmes FSDKSH-së, mund edhe të vendosë një kufi në koston maksimale të trajtimit të Kovid 19 në spitale private.

“Harmonizimi i çmimit është i domosdoshëm në mënyrë që entet shëndetësore private të mos bëhen të paqasëshme për shumicën e qytetarëve të vendit tonë. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të mbështesin rregullimin e çmimeve për shërbimet shëndetësore për pacientët me Kovid në spitalet private”, shkruan ministri I Shnëdetësisë, Venko Filipçe.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...