Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe-Byrnes: SHBA është partneri jonë strategjik në forcimin e sistemit shëndetësorë

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes, të cilën e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në përparimin e mbrojtjes shëndetësore dhe ballafaqimin me sukses me coronavirusin në vendin tonë.

“SHBA-të kanë kontribuar në mënyrë serioze për forcimin e sistemit shëndetësor. Veçanërisht falënderojmë ambasadore Kate Marie Byrnes për angazhim që nga fillimi i krizës, kur morëm ndihmë të konsiderueshme, së pari mjete mbrotjëse, materiale, ndërsa pastaj edhe pajisje mjekësore për Klinikën Infektive, Institutin për Shëndet Publik, si dhe mjete mjete të poasaçme për Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri”, deklaroi Filipçe.

Filipçe tha se me mbështetje të ambasadës amerikane, Instituti u bë me kabinet për biosiguri të nivelit 3, në vlerë prej 500 mijë dollarë.

Në takim u tha se që nga fillimi i krizës me coronavirusin, ambasada e SHBA-ve ka dhënë donacione mjete medicinale (maska, veshje dhe pajisje tjera”, në vlerë prej një milion dollarë, të dedikuara për mjekët, për punëtorët medicinal në Klinikën Infektive dhe Institutin për Shëndet Publik.

Postime të ngjashme

Eurodeputetët drejtuar Shkupit dhe Sofies, largohuni nga debatet historike

N E

Analizë – Drejtësia në RMV-të / Funksionarët amnistohen të tjerët dënohen!

R Zh

Mund të vazhdohet ora policore

N E

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet

N E

Vuçiq emëron Nevena Jovanoviq si ambasadore të Serbisë në Maqedoninë e Veriut

N E

Xhaferi: Kuvendi duhet të zhbllokohet pa kushtëzime dhe ultimatume

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...