Filipçe: Dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria aktuale është shumë i madh

nga Xh M

Shkup, 28 gusht – Kreu i LSDM-së Venko Filipçe në një takim me banorët në Mavrovë-Rostushë tha se dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është i madh dhe i pranishëm në të gjithë vendin. “Nuk u mbajtën premtimet parazgjedhore, ndërsa Qeveria është bërë burim i skandaleve të përditshme për të cilat nuk ka përgjegjësi. Më së shumti reagime ka për ndërprerjen e politikave për rritje të vazhdueshme të pagave në të gjithë sektorët në kohën kur ka rritje të shpenzimeve për jetë. Qeveria e cila nuk rrit pagat nuk kujdeset për njerëzit”, tha Filipçe. Ai theksoi se LSDM-ja në kohën kur përballej me kriza të mëdha shëndetësore dhe ekonomike arrinte t’i rrisë pagat dhe të dëshmojë kujdes për punëtorët.

“Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij ndërprenë rritjen e pagave dhe kthyen konceptin e VMRO-DPMNE-së për t’u bërë vend i fuqisë së lirë punëtore. Kjo është e gabuar dhe rrezikon standardin e punëtorëve. Çfarëdo qoftë arsyetimi nuk mban. Detyrë e Mickoskit është të sigurojë para për paga më të larta”, tha Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More