Maqedoni

Filipçe: Duhet të gjithë ta ndihmojmë sistemin shëndetësor

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Tv 24 ka komentuar restrikcionet e reja në sektorin e gastronomisë. Filipçe theksoi se masat po merren për të parandaluar bllokimin e tërësishëm të ekonomisë dhe për të mbrojtur sistemin shëndetësorë.

Qëllimi është mos kemi “masa të forta”, të mos mbyllim gjithçka, kështu që ne duhet të ndërhyjmë aty ku po shkelen protokollet dhe në atë çfarë është burim i infeksionit. Kudo që ka pasur ndonjë ngjarje, masat nuk janë respektuar dhe ne e shohim këtë në anketat epidemiologjike. Qëllimi është të zvogëlohet rreziku atje ku ka transmetim të dukshëm të virusit. Të gjithë duhet ta kuptojnë sa gjendja është serioze”, tha ai.

Filipçe mes tjerash apeloi që të jemi të vetëdijshëm se në periudhën në vazhdim kemi një rrezik jashtëzakonisht të lartë të transmetimit të virusit në ambiente të mbyllura.

“Kjo pasi ne nuk duam që i gjithë vendi të futet në karantinë. Po analizojmë ku ka shkelje të masave dhe me masa të tilla synojmë të shmangim rrezikun që të rekomandojmë karantinë të plotë”, tha Filipçe.

Postime të ngjashme

990 raste të reja, 24 të vdekur dhe 382 të shëruar, bilanci me Covid 19

T E

Nuk hapen kufijtë me vendet tjera fqinje, nëse nuk ndryshon numri i të të infektuarve

T E

Komisioni i Sëmundjeve Infektive nuk propozon masa të reja

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...