Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

Shkup, 5 mars – Sipas paralajmërimve të cilat i kemi sot në bisedimet me përfaqësuesit e Ambasadës ruse dhe të kompanisë, paralajmërimi është se vaksina ruse Sputnik do të arrijë të dielën me transport special, përmes kompanisë DHL gjithsesi në paketim adekuat, zinxhir të ftohtë, ruatjen e atyre temperaturave. Kjo është vaksinë e cila për dallim të asaj Fajzer ruhet në temperaturë prej – 18 deri në – 20 gradë, për çka infrastruktura jonë është e përgatitur. Pas marrjes do të vendoset në frigoriferët tanë, do të organizohet procesi i vaksinimit në pikat e vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Këtë sonte e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Ditarin e Sitelit.

“Procedura adekuate administrative e cila ka të bëjë për lejet importuese, lejet të cilat duhet të meren nga ana e Agjencisë për Ilaçe MALMED që të lëshohet ajo seri në qarkullim tashmë sot filluan për shkak se një pjesë e dokumenteve i morëm. Kështu që, pres se ja nëse arrin të dielën siç janë paralajmërimet shumë herët, në fillim të javës së ardhshme të fillojë vaksinimi edhe me vaksinën Sputnik V”, tha Filipçe.

Kjo është vaksinë e cila do të jetë e dedikuar për tre mijë qytetarë për çka, siç tha, vaksina e parë dhe rivaksina në praktikë janë me vektor të ndryshëm, merr obligim që komapnia për të paktën tri javë, gjegjësisht diç më pak që të mundet të organizohet edhe procesi i rivaksinimit të arrijnë edhe rivaksinsiant shtesë, ndërsa në ndërkohë priten informacione edhe për dinamikën e mbetur.

Ministri i Shëndetësisë përkujtoi se këto ditë kanë filluar bisedimet me “AstraZeneka” për sasi prej 200.000 doza dhe shtoi se po bisedohet për hollësitë. Për vaksinën kineze, Filipçe tha se po bisedohet për atë dhe shtoi se për këtë merr obligim pala kineze, se sasia gjithëpërfshirëse do të arrijë menjëherë, por nuk theksoi afatin.

Filipçe bind se jemi të gatshëm për vaksinim masiv të popullatës. Deri më tani, rreth 3.500 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar me vaksinën Fajzer, pikat e vaksinimit janë gati në të gjithë vendin, ka mjekë dhe infermierë të edukuar për të punuar me vaksinat dhe konsideron se procesi duhet të zhvillohet mirë. Informoi se rreth 120.000 qytetarë deri më tani kanë aplikuar për vaksinim dhe njoftoi se është planifikuar fillim i fushatës.

Konfirmoi se periudhën e kaluar me të vërtetë ka rritje të numrit të rasteve të diagnostikuarve të rinj dhe rritje të numrit të pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim. Të gjithë spitalet modulare janë ngritur tashmë. Ai theksoi se ditëve të fundit kanë pasur komunikim intensiv me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe tha se janë duke i përcjellë numrat.

“Vallë ky trend i rritjes do të vazhdojë ose do të zërë një pllajë, gjegjësisht a do të jetë pasqyrë e ngjashme si në nëntor. Tash për tash jo. Atëherë plotësimi i kapaciteteve spitalore ishte shumë më i shpejtë sesa tani. Por jemi të kujdesshëm dhe kjo është arsyeja pse spitali modular në Klinikën e Sëmundjeve Infektive është përsëri në funksion, spitali Kozle është gjithashtu i gatshëm dhe do ta monitorojmë situatën në ditët në vijim. Përfundimisht me fillimin e javës së ardhshme, do të vendosim nëse nevojiten masa shtesë kufizuese, apo jo”, theksoi Filipçe.

Sipas tij, qytetarët duhet t’i respektojnë masat parandaluese dhe sepse mbetet një nga mekanizmat kryesorë në luftën kundër pandemisë së KOVID-19.

Postime të ngjashme

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

Shilegov: Me BRT projektin do të përfitojnë të gjithë qytetarët

Z H

Zaev e Spasovski u’a urojnë muajin e Ramazanit besimtarëve musliman

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...