Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend

Shkup, 6 korrik – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot theksoi se tani është shumë herët të tregohet nëse do të ketë anulim të fillimit të vitit shkollor. Fillimi i vitit shkollor, siç tha, do të varet nga shumë faktorë, ndërsa më së shumti nga gjendja epidemiologjike, e përgjithshme në vend.

“Në çdo rast ajo që është më e rëndësishme është se intensivisht bëhet vaksinimi i mësimdhënësve dhe se janë të gatshëm të gjithë skenarët për fillim të vitit shkollor”, deklaroi Filipçe pas vizitës së Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri (KSHA) në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Filipçe tha se ende është në rrjedhë vaksinimi i mësimdhënësve dhe se pritet të përfundojë ai proces. Paralajmëroi se pastaj do të dalin me përqindje konkrete.
“Tani po vaksinohen edhe mësimdhënësit të cilët duhet të fillojnë me prani fizike, nëse gjithçka shkon mirë dhe është stabile, ndërsa tani kanë mbajtur mësim onlajn. Ai proces do të përfundojë këtë javë dhe tjetrën, pastaj do ta dimë përqindjen e saktë”, theksoi Filipçe

Related posts

VLEN për Zhurnal: Me VMRO-në nuk është folur për asnjë resor, nesër është takimi i parë VMRO-VLEN, nga këtu do të fillojnë propozimet , negociatat

Redaksia

Pendarovski do lë benificionet si ish president, do kthehet tek profesioni si profesor

Xh M

Taravari shpreson ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky