Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Filluam bisedime me Lonçar për detajet teknike dhe kohën e dërgesës së vaksinave

Shkup, 18 janar – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sonte ishte mysafir në edicionin e lajmeve në televizionin “Kanal 5” informoi se pas bisedës së kryeministrit Zoran Zaev me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin u dakordua që Serbia t’i japë 8.000 vaksina “Fajzer” vendit tonë, menjëherë filloi bisedime me kolegun serb Zllatibor Lonçar për detajet teknike dhe kohën e saktë të dërgesës së vaksinave.

“Paralajmërimi tani për tani është se ka shanse të ndodhë nesër, por do të shohim si do të shkojnë këto bisedime dhe procedurat administrative në drejtim të transportit, pritjes së vaksinave. Bëhet fjalë për vaksinën “Fajzer”, e cila së bashku me “Moderna”-n është e vetmja që ka të gjitha certifikatat e nevojshme nga rregullatorët më të mëdhenj, EMA evropiane dhe FDA amerikane”, deklaroi Filipçe, por theksoi se të gjitha vaksinat që tani janë në dispozicion në treg janë zhvilluar. platformë e sigurt dhe tashmë po aplikohen në disa vende.

Lidhur me ruajtjen e vaksinave, ministri Filipçe tha se afër 100 mijë vaksina mund të ruhen në një frigorifer.

“Në atë kuptim, frigoriferët të cilët i kemi paralajmëruar si donacion kanë arritur, kanë përfunduar procedurat administrative lidhur me doganimin. Por, edhe tani në këtë moment mund të vendosim vaksina në frigoriferët ekzistues që i kemi pasur për një qëllim tjetër nga laboratorët e Institutit të mjekësisë së transfuzionit”, shtoi Filipçe.

Ministri informoi se sot kthehet në funksion reparti i oftalmologjisë pranë klinikës interne, ndërsa prej nesër edhe reparti për otorinolaringologji.

Postime të ngjashme

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

Programi i ri arsimor “Erasmus + (2021-2027)” me buxhet të dyfishuar

B L

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...