Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Gjendja në spitale po stabilizohet, presim të ketë më shumë të shëruar

Zhurnal Ads

Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se gjendja në spitalet po stabilizohet.

Ai thotë se presin që në periudhën e ardhshme, numri i të shëruarve të jetë më i lartë si pranimeve në spitale.

“Në takimin e sotëm me drejtorët e kovid-qendrave në Shkup kemi biseduar për gjendjen me virusin. Në repartet infektive ka vende të mjaftueshme. Gjendjen jemi duke e ndjekur nga dita në ditë dhe jemi të gatshëm për çdo skenarë. Nëse këto parashikime nuk realizohen kemi në dispozicion reparte të reja dhe kapacitete shtesë spitalore të cilat janë të gatshme të hapen”, ka deklaruar Filipçe.

Ndryshe, ditëve të fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 ka qenë i lartë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar mbi 60 mijë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sinoptikani grek paralajmëron stuhinë greke edhe në Maqedoni e Shqipëri

T E

Filipçe: Në disa vende fqinje pacientët kanë qëndruar të shtrirë nëpër korridoret e spitaleve, por kjo u fsheh!

T E

Sllovenia heq PCR testet për qytetarët e Maqedonisë

T E

Arsovski: Vëllau i deputetit Vellkovski ka marrë grante prej 200 mijë euro nga Dimova

E.E.

30 ditë paraburgim për kumbarin e Gruevskit, Risto Novaçevski

E.E.

MPB me detaje për aksidentin ku humbi jetën mjeku Trajçe Neshkovski

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...