Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Gjendja po përmirësohet, ora policore do të vazhdohet nëse ka nevojë

Shkup, 14 prill – Zhurnal.mk – Sot sërish kemi trend të zvogëlimit të numrit të rasteve të reja me Kovid-19. Numri i rasteve të sapodiagnostikuara është rreth 1000, që konfirmon se kurba epidemiologjike është në ulje të vazhdueshme dhe ky është informacion i mirë. Kjo do të thotë se masat në kuadër të parashikimeve po i japin rezultatet e veta, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Theksoi se presioni në spitale akoma është i madh dhe duke e pasur parasysh atë që akoma ka numër të madh të të diagnostikuarve.

“Në të gjitha institucionet publike shëndetësore në pajtim me oraret dhe risistemimin e pacientëve ka shtretër të lirë spitalorë edhe në Shkup edhe në Klinikat Interne edhe në qendrën për kovid në Entin për rehabilitim në Kozle, si edhe në qytetet e tjera. Do të bëhet risistemim i pacientëve prej qyteteve të tjera nëse është nevoja. Në këtë moment të stërngarkuara janë spitalet në Kumanovë dhe në Manastir edhe atë në nivel ditor jemi duke e menaxhuar”, tha Filipçe.

Ai potencoi se vaksinimi po zhvillohet mirë dhe bashkë me ditën e djeshme afro 30.000 qytetarë janë vaksinuar.

Sa i përket orës policore, Filipçe thotë se do të ndjeken numrat dhe menaxhimi i spitaleve, dhe varësisht situatës, definitivisht do të vazhdohet ora policore nga ora 20:00 – 05:00

Postime të ngjashme

Bulliqi: S’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur

Bekim Laçi

E fundit: Në dasëm mund të ftoni sa të doni mysafir, hiqet dhe ora policore

Zekirija Haxhiu

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Zekirija Haxhiu

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Forcimi i sundimit të Ligjit” në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja?

Zekirija Haxhiu

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...