Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Janë siguruar mjete për ilaçin të cilin do ta marrin tre fëmijë me fibrozë cistike

Shkup, 11 qershor 2021 – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se janë siguruar mjete për ilaçin të cilin do ta marrin tre fëmijë me diagnozë fibrozë cistike dhe shtoi se është pritur që pas përfundimit të terapisë të shihen rezultatet.

“Bëhet fjalë për ilaç të cilin e merr një kategori e fëmijëve me diagnozë fibrozë cistike, gjegjësisht me një lloj specifik të një prej gjeneve të cilat i mbajnë. Përndryshe, pacientë me fibrozë cistike ka shumë. Nuk janë të gjithë kandidatë për ta marrë këtë ilaç. Edhe në Klinikën e Pediatrisë, FSSHM siguroi një buxhet në të cilin duhej të shihej efekti i ilaçit për shkak të asaj se edhe krahas asaj që është specifik për atë lloj, te ajo diagnozë, jo gjithmonë jep rezultate. Dhe ashtu ishte marrëveshja se do të fillojë me buxhet të kushtëzuar, do të merret ajo sasi dhe pas rezultateve të tregohet se a ka ose jo efekte, detyrimin do ta ndërmarrim ne në kuadër të programit tonë”, deklaroi Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Mjete, theksoi Filipçe, ka dhe atë që e pritëm ishte raporti i ekspertëve nëse ka efekt te fëmijët ose jo.

“Dhe mirë është që ka efekt të shkëlqyeshëm. Me të vërtetë këto tre fëmijë ndjehen shumë më mirë se më parë. Kështu që, ai dokument të cilin ne e pritëm e morëm dhe do ta fillojmë procedurën. Shpresoj se do të përfundoj sa më shpejtë që është e mundur, ndërsa në ndërkohë do të tentojmë të sigurojmë donacion që ta kalojmë periudhën tani deri në përfundimin e marrjes së terapisë në Klinikë derisa të përfundojë procedura këtu në Ministri me qëllim që të mos lihet hapësirë e zbrazët”, tha Filipçe. fc/

Postime të ngjashme

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...