Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Jemi duke zbatuar masa të cilat rekomandohen në të gjithë botën, do t’i japin rezultatet

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor – Në pajtim me ciklin i cili po ndodhë tani, me dinamikën e bartjes së virusit, paraqitjen e sëmundjes, përkeqësimin eventual ose hospitalizimin e pacientëve, presim se për 10 ditë do t’i shohim rezultatet e para nga zbatimi i masave për mbrojtje të cilat janë në fuqi së bashku me ato që i propozuam sot, por për një muaj do t’i shohim rezultatet reale prej këtyre masave.

Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pjesëmarrjen në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5. Sipas tij numrin e valës së parë të pandemisë e kishin parashikuar saktë dhe atëherë ishte afro 2.000 të prekur në bazë të analizave të cilat bëhen në bazë të parametrave siç janë numri i të prekurve, anketat epidemiologjike si janë infektuar etj., por tani, thotë, është e vështirë të parashikohet numri.

“Është vështirë të thuhet një numër konkret. Tani me të vërtetë e kemi një transmision i cili është i përhapur gjerë tek popullata. Transmisioni lokal në të cilin kemi valë, mini klasterë kudo dhe dëshirojmë të shohim dhe të vlerësojmë se si këto masa të cilat janë tani në fuqi do të japin dhe kur do të japin rezultat. Unë sinqerisht besoj se këtë që po e rekomandoj sot së bashku me këto masa të cilat janë deri më tani në fuqi – ndalesa e grupimit, shkurtimi i orarit të punës së objekteve hotelierike, atë që nesër do ta propozojmë në vend se deri në orën 23, deri në orën 21, ndalesa për grupim në vend të hapur në vend se deri në orën 22 të jetë deri në orën 21 në pajtim me mbylljen e objekteve hotelierike, rekomandimi të mos ketë vizita shtëpie, rekomandimi të gjithë të punojnë ata që munden në pajtim të procesit të punës nga shtëpia, 50 për qind e mbushjes së kapaciteteve të transportit publik se do të japin rezultate. Të gjitha këto janë masa të cilat praktikisht implementohen dhe rekomandohen në mbarë botën”, tha Filipçe.

Sipas tij, masat ekzistuese kundër Kovid-19 janë të dimensionuara mirë dhe nuk ka nevojë për karantinë. “Një prej parametrave më kryesorë është kapaciteti i spitaleve nëse kemi shtretër të lirë dhe infermiere të cilat mund të japin mbrojtje shëndetësore. Në pajtim me planin tonë po lirojmë sa më shumë shtretër, sistemi është duke funksionuar me rotacion. Nuk do të lejojmë të mos ketë shtretër spitalorë, por sistemi ynë shëndetësor është me të vërtetë nën presion të madh dhe në këtë kuptim janë të gjitha këto restriksione të cilat janë në fuqi”, thotë Filipçe dhe shton se në këtë moment,  formë karantine siç [shtë ora policore nuk ka nevojë.

Lidhur me kapacitetet e shëndetësisë dhe pasi opozita e bllokoi Ligjin për hua për çka po vonohet  ndërtimi i 16 qendrave kovid, tha, se është përgatitur një plan ndërsa ai është të sigurohen të gjitha kapacitetet e tjera të cilat i kemi në dispozicion.

“Edhe plani i cili po na ndodhë tani me angazhimin e kapaciteteve spitalore, rotacionin e mjekëve praktikisht ishte në stend baj diçka që e kishim parashikuar në muajt e verës e kemi biseduar. Ne kemi pritur valë vjeshtore. Ashtu edhe vepruam. Ne gjithmonë kemi thënë se do të kemi valë vjeshtore, se do të komplikohet situata epidemiologjike, do të ketë numër të madh të pacientëve, se është e mundur të përzihen pacientë kovid me pacientë me gripin sezonal. Ne jemi të gatshëm edhe numrin e madh të pacientëve të cilët dalin nga ky numër i madh i rasteve të diagnostikuara praktikisht kemi ku ta vendosim. Dhe nuk jemi vonë, përkundrazi, e kemi paraparë këtë dhe jemi të gatshëm”, thotë Filipçe…

Lidhur me vaksinat për gripin sezonal, Filipçe tha se nuk ka vonesë pasi rekomandimi i tyre ka qenë vaksinat të vijnë në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, për arsye se presionin kryesor të pacientëve të gripit sezonal, thotë, e kemi pritur diku në janar.

“Parë në aspektin historik gjithmonë ka qenë kështu viteve të kaluara. Disa gjëra të çuditshme kanë ndodhur në hemisferën jugore gjatë dimrit atje muajve të kaluar ku numri i pacientëve me grip sezonal ishte zvogëluar dukshëm kundrejt pacientëve me kovid është diçka që tani për tani shkenca nuk mund ta shpjegojë. Vitin e kaluar tek ne kishte thuajse dyfish prej vitit paraprak persona me gripin sezonal, 37.000 kundrejt 20.000 pacientëve. Asnjë atëherë nuk ishte i prekur me koronavirusin. Ne i kemi analizuar edhe këto strisho pasi këto mostra qëndrojnë ISHP. Një pjesë e vaksinave janë shpërndarë, erdhën disa herë në disa sasi edhe gjatë periudhës që vjen do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal. Vlerësoj se do të mbrohet popullata”, tha ministri i Shëndetësisë.

Për akuzat e opozitës se autoritetet shëndetësore nuk mund të përballen me krizën e Kovid-19, Filipçe tha se që atje nuk kanë dëgjuar asnjë propozim serioz.

“Jemi dëshmitarë, opozita e fillon ditën me disa deklarata kundër punës – tonë, të Ministrisë e të Komisionit dhe unë e kuptoj frustrimin e tyre. Mendoj se është për shkak se edhe ata janë të vetëdijshëm që ne po e menaxhojmë mirë krizën. Ata e gjunjëzuan sistemin dhe e lanë ashtu dhe mendonin se do të dështojë, por ne nuk e lejuam atë. U përpoqën të bënin edhe një goditje tjetër duke mos e nënshkruar huanë, kështu që tani po vonohen qendrat Kovid. Nëse zëvendësministrja do ta kishte nënshkruar huanë nga Banka Botërore, ne do të kishim tani 16 qendra Kovidi në të gjithë vendin, të gjitha të pajisura me pajisje mjekësore, me ilaçe me gjithçka që na nevojitet për të mbajtur spitalet tona të pastra. Absolutisht ajo që ne po e bëjmë punën siç duhet, se puna jonë bazohet në parimet e shkencës mjekësore, mendoj se opozitës vërtetë i pengon. Velo Markovski çfarë thotë. Testet PCR nuk janë të mira. Maskat janë të dëmshme. Nuk do të kishte valë vjeshte. A janë këto rekomandime serioze, a janë këto konstatime serioze. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë propozim konkret serioz nga atje”, tha ministri Venko Filipçe.

Postime të ngjashme

MPB: Janë identifikuar policët dhunues

XH,I

Partitë të mos politizojnë me gjendjen e pandemisë, por të votojnë Ligjin për Mbrojtje të Popullësisë

admin

Aheng gjatë pandemisë, padi penale për pronarin e restorantit në Gostivar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...