Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Kanë arritur disa frigoriferë që duhet të mbahen vaksinat Fajzer

Shkup, 16 janar – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se sistemi shëndetësor është i plotësisht i përgatitur për vaksinimin në muajin shkurt kur priten të arrijnë vaskinat.

”Mund të them se pas të tre mekanizmave ne reaguam dhe komunikuam në një kohë dhe në mënyrë intensive, së pari me KOVAKS, ditën tjetër kishte një njoftim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që dozat e para të vaksinave mund të priten në ato vende që janë gati, dhe ne u vlerësuam si “Një nga vendet më të gatshëm në Evropë për sa i përket pranimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe aplikimit të mëtejshëm të vaksinave,” tha Filipçe.

Ai tha se tashmë kanë arritur frigoriferët që u paralajmëruan si donacion për vaksinën Fajzer që duhet të mbahet në -70 gradë celsius.

“Dy frigoriferë tashmë janë këtu, dhe tre do të vijnë në javët e ardhshme. Në një frigorifer mund të mbahen rreth 100 mijë vaksina. Kemi kapacitete të mjaftueshme deri në këtë moment”, theksoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shtoi se 5.850 vaksinat janë për muajin shkurt ndërsa nga 17.500 për muajin mars dhe muajin prill.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...