Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Kanë filluar takimet koordinuese për fillimin e transplantit të gjashtë nga një donator i vdekur

Shkup, 6 tetor  – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar takimet koordinuese për përgatitje për fillimin e transplantit të gjashtë radhazi nga një donator i vdekur.

Gjatë ditës së djeshme, thekson ministri, koordinatorët e spitalit nga KARIL diagnostikuan një pacient të ri me vdekje të trurit dhe pas bisedave të gjata me familjen vendosën t’i dhuronin organet.

“Falë humanizmit të tyre sot një pacient do të marrë një zemër dhe një shans për një jetë të re. Një pacient tjetër i ri përgatitet të marrë një veshkë. Bëhet fjalë për operacione jashtëzakonisht të vështira, i uroj kolegëve të mi shumë suksese në punën e tyre. Për më tepër, nga donatori do të implantohen edhe indet e eshtrave. Falënderim shumë i madh për familjen për gjestin e tyre human. Të mendosh të shpëtosh jetën e dikujt tjetër në momentet kur jeta e një personi të dashur humbet është guxim dhe njerëzim që nuk kanë çmim”, shkroi Filipçe.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy