Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Kemi bërë plan për rritjen e kapaciteteve shëndetësore

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski, sot mbajtën takime pune me drejtorët e Klinikave Universitare, Spitalet Klinike dhe të Përgjithshme në të gjithë vendin, si dhe me infermierët kryesorë të Klinikave në Shkup.

Në takime u ra dakord që të gjithë drejtorët të bëjnë riorganizim shtesë të hapësirës në mënyrë që të sigurojnë kapacitet shtesë në hapësirat e brendshme si dhe optimizim të stafit mjekësor të Klinikave në Shkup ku do të aktivizohet për ndihmë shtesë në Klinikën për Sëmundje Infektive ku do të mjekohen pacientët me Covid-19.

“Në periudhën e ardhshme, ne po forcojmë të gjitha kapacitetet shëndetësore në vend. Ne jemi duke mobilizuar plotësisht profesionistë e shëndetit publik, të cilët do të përfshihen në mjekimin e pacientëve me coronavirus, dhe gjithashtu do të ndihmojnë kolegët në departamentet e sëmundjeve infektive. Ne po përgatisim lehtësira shtesë në mënyrë që të ballafaqohemi më mirë me këtë virus të paparashikueshëm në dimër”, tha Ministri Filipçe, duke shtuar se testet e shpejta pritet të vijnë për të ndihmuar në zbulimin e pranisë së virusit Covid-19.

Postime të ngjashme

Maqedoni/ Deri tani nga covid janë infektuar gjithsej 2738 fëmijë deri në moshën 9 vjeçare

Z H

Spasovski uron 29 vjetorin e Drejtorisë Doganore

Z H

Dorëhiqet Dragi Rashkovski

Z H

A po normalizohet puna në Kuvend, partitë opozitare të gatshme për të tërhequr amandamentet

Z H

Njoftohuni për gjendjen e rrugëve në gjithë territorin e shtetit

Z H

Kuvendi duhet ta vazhdojë debatin për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...