Filipçe: Kemi rënë dakord për një takim me Taravarin javën e ardhshme!

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një intervistë për emisionin “Politikantë” në Infomax, bëri të ditur se javën e ardhshme është caktuar një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili po shqyrton mundësinë e largimit nga koalicioni qeveritar.

“Me Arbenin kemi një marrëdhënie të mirë personale si kolegë. Nuk e di saktësisht çfarë po ndodh, nëse do të largohet nga Qeveria apo jo, por kemi rënë dakord të takohemi javën që vjen”, deklaroi Filipçe.

Ky takim vjen në një kohë kur qeveria po përballet me tensione të brendshme dhe mundësi për riformatim të koalicionit. Taravari nuk ka dalë ende me qëndrim zyrtar për qëndrimin e tij në ekzekutiv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More