Agjencia Zhurnal.mk

Filipçe: Masat i marrim që të shpëtojmë jetë, shpresoj të rritet vetëdija e qytetarëve

Shkup, 23 mars, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sërish ju ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm dhe t’i respektojnë masat e qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se coronavirusi është rrezik i vërtete dhe secili duhet të ketë përgjegjësi.

“Coronavirusi është rrezik i vërtetë, secili prej nesh bart përgjegjësi të madhe në këtë luftë. Sinqerisht shpresoj se vetëdija po zgjohet te të gjithë qytetarët, sepse pa ju nuk mund të fitojmë. Masat duhet të respektohen, i sjellim për mbrojtjen e shëndetit publik, që të shpëtojmë jetë. Rrinë në shtëpi, mbrojeni veten, mbroni më të afërmit”, ka shkruar Filipçe.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit 114 janë infektuar me coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa tashmë dy persona kanë ndërruar jetë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...