Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Masat nuk burojnë nga politika, prioritet është shëndeti publik

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Asnjëherë deri më tani që nga viti i kaluar kur kemi filluar me menaxhimin e krizës masat nuk kanë qenë politikisht të motivuara dhe gjithmonë jemi prirur nga mbrojtja e shëndetit publik, si prioritet ynë kryesor.

Kjo është përgjigja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili pasi vizitoi sot Qendrën sportive A1 “Boris Trajkovski” në Shkup, u pyet nga gazetarët nëse vendimet e fundit janë politike, duke pasur parasysh që regjistrimi është shtyrë.

“Është e vërtetë që virusi është i përhapur dhe se masat që kanë qenë në fuqi deri më tani janë efektive”, tha Filipçe.

Ai shpjegoi se në shumë qytete, mes të cilave edhe kurba kryesore epidemiologjike është tashmë më e ekuilibruar, ndërsa presioni mbi spitalet gjatë dy-tre ditëve të fundit, krahasuar me një javë më parë po ulet.

“Çka që duam të parandalojmë. Në një situatë si kjo kur kemi spitale të mbipopulluara, me ndërlikimin e mëtejshëm të situatës, gjë që ne presim të ndodhë gjatë festave nëse nuk ndiqen masat, siç ishte viti i kaluar, nuk do të mund të përballojmë, as nuk do të mund t’i menaxhojmë mirë. Dhe kjo është arsyeja pse tani në këtë periudhë në pritje të festave, një javë para fillimit të Kreshmës, Pashkët bien rreth 1 majit, besojmë se një kufizim i tillë shtesë është i nevojshëm për të ulur më tej presionin mbi spitalet dhe për të ulur më tej numrin e rasteve të reja”, tha ministri Filipçe.

Kur u pyet nga një gazetar se si do të funksionojnë bastoret, Filipçe shpjegoi se ato janë plotësisht të mbyllura për prani fizike, gjegjësisht do të punojnë vetëm me sportele, ashtu si vitin e kaluar.

Postime të ngjashme

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Pendarovski – Erdogan: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe miqësore

Dafina Vidishiqi

Lokalet, VMRO: Jemi të hapur për koalicione

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...