Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen

Shkup, 6 janar, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen kundër coronavirusit. Ky numër, sipas tij është rezultat i hulumtimit të zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë me punonjësit shëndetësor.

“Punonjësit shëndetësor shprehin interesim me përqindje të lartë për ta pranuar vaksinën dhe kjo është shenjë e mirë për gjithë qytetarët. Punonjësit shëndetësor ishin të parët në linjën në luftë dhe e dinë se sa i frikëshëm është virusi. Nëse vaksinohen ata, kjo do të mbjell besim edhe te qytetarët”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se ministria që drejton ai do të njoftojnë në mënyrë të saktë dhe transparente me qëllim që qytetarët të kenë njoftime të sakta për rëndësinë e vaksinimit dhe sigurinë e këtij procesi.

“Vaksinimi është proces serioz. Vaksinat janë të sigurta dhe të kontrolluara në platforma që janë zhvilluar edhe vaksinat tjera. Një vaksinë e cila kalon procedurën nga agjencia evropiane dhe amerikane për barna, si p.sh vaksina Faizer, me siguri është e sigurt për shkak se kriteret dhe kushtet e këtyre dy agjencive janë shumë të rrepta”, theksoi Filipçe

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...