Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Me marrëveshjen strategjike me “Torllak” sigurojmë burim të sigurt të vaksinave në të ardhmen

Beograd, 20 prill 2021 (MIA) – Është shumë e sigurt se vaksina kundër KOVID-19 do të bëhet sezonale ndërsa duke e pasur parasysh përvojën e deritanishme dhe problemet, në periudhën që pason, Instituti i Serbisë për Virusologji, vaksina dhe serume “Torllak” do të jetë partneri ynë strategjik për furnizimin e vaksinave, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun serb, Zllatibor Lonçar.

Pyetjes së MIA-s, se për çfarë partneriteti strategjik bëhet fjalë, Filipçe sqaroi, se është folur për kapacitetet të cilat i ka instituti “Torllak” për prodhimin në nivel mujor, pasi të fillojë me prodhimin si edhe për vlerësimet për nevojat e Serbisë dhe vendet e fqinjësisë.

“Vlerësoj se kapaciteti prodhues do të jetë i mjaftueshëm, momentin e parë të radhës kur të kemi nevojë për vaksina, t’i sigurojmë nga instituti “Torllak”. Në këtë mënyrë, në pajtim me atë se si do të zhvillohet pandemia dhe rekomandimet për vaksinim dhe nëse eventualisht do të duhej edhe doza e tretë mbase kjo vaksinë do të bëhet sezonale, të sigurojmë burim stabil dhe të sigurt prej ku do të mund të marrim vaksina”, deklaroi Filipçe.

Lidhur me atë nëse kjo marrëveshje strategjike, do t’i prishë marrëdhëniet me prodhuesit e tjerë, Filipçe tha se në këtë moment tashmë kemi porositur sasi të mjaftueshme të vaksinave prej më shumë prodhuesve, të cilat janë të nevojshme që të arrihet përqindja e dëshiruar e imunizimit të popullatës.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...