Filipçe: Me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës Pfizer

Shkup, 4 shtator – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Butel të Shkupit tha se vendi posedon mjaftueshëm vaksina kundër Covid-19, shkruan Alsat. Filipçe deklaroi se procesi i vaksinimit nuk rrezikon ndërprerjen.

 

“Kemi në dispozicion rreth 300 mijë doza. 115 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. 110 mijë vaksina Pfizer dhe 100 mijë doza Sinovac. Kemi edhe sasinë në vazhdueshmëri që vjen 30 deri 40 mijë doza çdo t hënë ose të martë nga kompania Pfizer”, pohoi Filipçe.

Filipçe tha se autoritetet shëndetësore në vend kanë realizuar takim me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer, dhe se pritet që të rekomandohet aplikimi i dozës së tretë të vaksinës.

“Kemi pasur takim me ta javën e kaluar. Kemi dëgjuar informatat e tyre rreth studimeve klinike, rreth dozës së tretë. Për shkak se Pfizer është kompani që është më e avancuar në studime klinike. Të gjitha studimet shkojnë drejt asaj që me siguri do të ketë edhe dozë të tretë të vaksinës, por presim që këto të dhëna të zyrtariuohen”, tha mes tjerash Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 13.219 qytetarë, 4.251 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 741.553 persona. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.306.042 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 564.488 qytetarë.

Related posts

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla

Redaksia

Shahpaska në takim me drejtoreshën rajonale të UN Woman për Evropë dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir

D V

Zaev – Kopaç: Politikat e Qeverisë për burime të ripërtëritshme e kanë mbështetjen e e Sekretariatit të Bashkësisë energjetike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com