Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Mjekët do të mund të operojnë edhe në spitale publike edhe në ato private

Shkup, 29 dhjetor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se mjekët do të mund të operojnë edhe në spitale private edhe në ato publike.

Me Propozim-ndryshimin e ri të Ligji për mbrojtje shëndetësore, siç thotë Filipçe, mjekët nëse është e nevojshme do të mund të udhëtojnë edhe në qytet tjetër për ta dhënë shërbimin e tyre mjekësor.

“Mjeku nuk do të kufizohet të punojë vetëm në një spital ku punon, por ekspertiza e tij, dijen dhe shërbimin do të mund ta çojë nëpër gjithë shteti, gjithkund ku ka nevojë”, thotë Filipçe.

Ministri shton se pacientët tashmë nuk do të udhëtojnë nga qytetet tjera për në Shkup, por do të vijnë mjekët dhe se pacientët janë në rend të parë.

“Po bëjmë gjithçka për ta përmirësuar shëndetin e pacientëve”, shkroi Filipçe.

Postime të ngjashme

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

Georgievski: Nëse i falëm serbët, pse mos falim dhe bullgarët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...