Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Mutacioni i virusit në Britani nuk luan rol në efikasitetin e vaksinës

Shkup, 22 dhjetor, zhurnal.mk – Shumë herë deri më tani në laboratorët tanë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, janë konstatuar mutacione të vogla të virusit. Mutacioni në Britaninë e Madhe është praktikisht një mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, por ai nuk ka asnjë rol në drejtim të efikasitetit të vaksinës, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shpjegoi se sipas disa spekulimeve, mutacioni në disa pjesë të strukturës së virusit rrit transmetimin e virusit, sepse ai lidhet më fort me qelizën amë.

“Mutacioni i virusit është konstatuar shumë herë në kushte laboratorike. Edhe në vendin tonë, në analizat tona të kryera nga laboratori në ASHAM, janë konstatuar disa mutacione të vogla. Ky mutacion, i cili u publikua nga media dhe u zbulua në Britaninë e Madhe është praktikisht një mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, veçanërisht në pjesën që lidhet me qelizën amë”, tha Filipçe në përgjigjen e një pyetjeje.

Megjithatë, sipas njohurive të tij, ajo nuk ka asnjë rol aspak në lidhje me efikasitetin e vaksinës.

“Ndoshta ka hulumtime shtesë që bëhen, fakti që ka mutacion në disa pjesë të strukturës së virusit, ka spekulime që mund të rrisë transmetimin dhe në aspektin e lidhjes më fort me qelizën amë sepse pikërisht në atë pjesë ndodh mutacioni”, shtoi Filipçe.

Postime të ngjashme

Seancë e re për rastin “Drumarina”

Z H

Todorov: Ranë në ujë pretendimet e Mickoskit për shumicë të re parlamentare

Z H

Moti sot me diell dhe relativisht i ngrohtë

R Zh

Faza e parë e regjistrimit tani për tani pa problem, secili mundet lirisht të deklarohet për përkatësinë etnike

Z H

Shkupi drejtuar Sofjes – t’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet

Z H

Debat “Regjistrimi është statistikë, jo politikë”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...