Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Në fillim të janarit arrijnë frigoriferët për ruajtjen e vaksinave kundër Covid-19

Zhurnal Ads

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se përmes Covax mekanizmit do të sigurohen rreth 800 mijë doza të vaksinave kundër Coivd-19 për rreth 400 mijë qytetarë. Filipçe tha se vendi ka aplikuar edhe për 800 mijë doza tjera të cilat do të sigurohen përmes Polonisë dhe Greqisë.

“Kemi marrë ofertë nga Polonia dhe përmes kryeministrit grek Micotakis deri tek kryeministi Zaev …dhe për këtë tashmë kemi aplikuar për 800 mijë doza tjera nga gjithsej 400 milion doza që janë siguruar për vendet e Bashkimit Evropian”, tha Filipçem duke shtuar se vendi ka aplikuar edhe për furnizim direkt nga kompania Astra Zeneca dhe Pfizer.

Ministri theksoi se vendi tashmë ka nisur me planifikimin e logjistikës për furnizim me vaksinë, dhe se janë siguruar frigoriferë të posaçëm për ruajtjen e vaksinës.

“Tashmë kemi realizuar takime me disa operatorë ekonomik që punojnë në këtë drejtim, respektivisht me importim, deponim dhe shpërndarje të vaksinave. Të gjithë kanë shprehur gatishmëri për të qenë pjesë e këtij sistemi…Kemi marrë vërtetim nga një fondacion amerikan për frigoriferët e nevojshëm që sigurojnë temperaturë prej -70C…do të arrijnë në vendin tonë në fillim të janarit”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se fillimisht do të vaksinohet personeli mjekësorë, qytetarët mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, të punësuarit në infrastrukturën e rrezikshme si dhe të punësuarit në transportin publik.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Atanasov: Kam ofertë nga kryeministri të bëhem këshilltari i tij

Z H

Rast social/Familja Ibrahimi, apel për ndihmë që të përfundojnë shtëpinë

T E

Spasovski takon përfaqësuesit e EurpoeAid për përkrahje të reformave për riorganizim e administratës shtetërore

T E

Kryeparlamentari i Turqisë viziton Shkollën Maarif në Tetovë

Z H

Allagjozovski emërohet Koordinator kombëtar për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial

T E

Ndihma prej 6000 denarëve, pritet vendimi i deputetëve

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...