Agjencia Zhurnal.mk

Filipçe në konferencë onlajn me ambasadorët e BE-së: Me sukses po menaxhojmë epideminë

Shkup, 15 prill – Zhurnal.mk – Tani për tani me sukses e menaxhojmë vijimin e epidemisë. Me rritje lineare të pacientëve të ri të konfirmuar pozitivë të Kovid-19, arritëm ta amortizojmë sistemin shëndetësorë dhe t’i optimizojnë kapacitetet spitalore dhe personelin mjekësor, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në video konferencën me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Në videokonferencën në të cilën mori pjesë edhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, ministri Filipçe përsëriti se kulmi i epidemisë pritet nga fundi i muajit prill ose në fillim të muajit maj. Sipas tij, masat dhe rekomandimet japin rezultate, përcjellë Zhurnal.

“Në kushte kur tërë bota përballet me krizë, mbështetjen të cilën e morëm nga BE-ja dhe anëtarët e saj është nga rëndësia e jashtëzakonshme dhe dëshmi se veprimi i përbashkët dhe ndihma reciproke çojnë drejt përballjes më të mirë me këtë situatë”, theksoi Filipçe.

Nga ana e ministrit Dimitrov është përshëndetur vendimi i KE-së që ta pranojë iniciativën nga vendet e rajonit për shfuqizimin e restriksioneve eksportuese për Ballkanin Perëndimor për furnizim të pajisjes mjekësore nga BE-ja.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, e theksuan përkushtimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut gjatë përballjes me koronavirusin, duke e përshëndetur koordinimin dhe implementimin në kohë të masave./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...