Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Në rrjedhë janë përgatitjet për vaksinim në Spitalin modular

Shkup, 15 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profiling e tij në Fejsbuk informoi se në rrjedhë janë përgatitjet në Spitalin modular ku nga e mërkura duhet të fillojë vaksinimi kundër Kovid-19.

“Vaksinimi do të zhvillohet në pesë pozita vaksinuese, ndërsa në ekipet për imunizim ka infermiere dhe mjekë. Spitali modular do të punojë në dy ndërrime prej orës 8:00 deri në orën 20:00”, shktoi Filipçe në Fejsbuk.

Dërgesa e pare prej 4.680 vaksinave nga 8.000 vaksinat e parapara të kompanisë “Fajzer” që janë donacion nga Serbia arriti dje në vend. Nga mesi I muajit priten edhe 200 mijë vaksina nga kompania kineze “Sinofarm”. Në vend duhet të arrijnë edhe doza shtesë nga “Fajzer” që janë siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me kompaninë, si dhe doza përmes sistemit Kovaks.

Vaksinimi do të zhvillohet në tre faza në pajtim me Planin e konfirmuar nacional për imunizim të popullatës. Në fazën e pare, është paraparë të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të cilët janë në linjën e pare të përgjigjes në kushte spitalore me rrezik të lartë dhe shumë të lartë të përfitimit dhe bartjes së infektimit. Në këtë faze është paraparë të vaksinohen edhe personat më të moshuar me rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundje, komplikime dhe vdekje, të definuar me rrezik në bazë të moshës dhe persona më të moshuar se 70 vjeç. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale/ BDI zyrtarizon kandidatin për Vrapçishtin

D V

20 persona në izolim nga autobusi i kthyer nga Greqia

D V

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...