Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe në takim pune me kolegët e klinikave kirurgjikale dhe kovid qendrat në klinikat interne

Shkup, 23 nentor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua sot pasdite me Aleksandar Trajanovskin, drejtor i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Kujdes Intensiv dhe Qendër e Urgjencës (TSOARKIQU) dhe me drejtorët e kovid-qendrave nga kompleksi “Nënë Terezë”.

“Ky takim ishte koordinim i rregullt rreth hapjes së kapaciteteve të reja spitalore për pacientët kovid brenda klinikave kirurgjikale. Në takim u diskutua për realizimin e departamentit të ri  kovid brenda TSOARKIQU, i cili do të aktivizohet nëse është e nevojshme, konform situatës epidemiologjike në vend dhe numrit të pacientëve që kërkojnë shtrim në spital”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Njëherit, për momentin ka rreth 500 shtretër në qendrat kovid në Shkup, me një plan për 100 shtretër shtesë në ORL dhe në klinikat kirurgjikale. Do të sigurohen 100 shtretër shtesë nga ana e spitaleve private.

Postime të ngjashme

Todorov: Ranë në ujë pretendimet e Mickoskit për shumicë të re parlamentare

Z H

Moti sot me diell dhe relativisht i ngrohtë

R Zh

Faza e parë e regjistrimit tani për tani pa problem, secili mundet lirisht të deklarohet për përkatësinë etnike

Z H

Shkupi drejtuar Sofjes – t’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet

Z H

Debat “Regjistrimi është statistikë, jo politikë”

Z H

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...