Agjencia Zhurnal.mk.

Filipçe: Nga mesi i tetorit do të ketë masë të re me të cilën do të mund të funksionojnë vetëm qytetarët e vaksinuar plotësisht

Shkup, 24 shtator – Tani për tani masa të reja restriktive ose  rekomandime nuk do të ketë përveç  asaj që tani është si kritet për hyrje në ngjarje, restorane dhe kërkohet të paktën një dozë vaksinë. Nga mesi i tetorit do të ketë masë me të cilën do të mund të funksionojnë  vetëm qytetarët e vaksinuar plotësisht, theksoi  ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe duke qenë mysafir në televizionin Kanal 5.

Potencoi se bëhet fjalë për masë  të cilën e vendosin të gjitha vendet e Evropës Perëndimore edhe për udhëtim, për hyrje në kufij, ngjarje, restorane etj.

“Atë që tani e ndjekim dhe sipas së cilës  udhëhiqemi janë rekomandimet e trupave ndërkombëtar, përvojat e disa vendeve tjera nga Evropa Perëndimore, SHBA-ja, Kanadaja etj, dhe këtu janë të qarta rekomandimet se qytetarët më të vjetër, ata të cilët duam t’i mbrojmë  sepse ata kanë  edhe numër më të madh të sëmundjeve kronike  janë ajo kategori e qytetarëve të cilët pas gjyshtë muajve  nga marrja e dozës së dytë të vaksinës  do të mund ta marrin dozën e tretë. Disa studime në botë tregojnë në atë se dukshëm po rritet efikasiteti gjegjësisht  se në ndonjë mënyrë është rritja e imunitetit kur të merret edhe doza e tretë. Prandaj tani fillojmë  me qytetarët më të moshuar se 60 vjet, më tutje të gjithë punonjësit shëndetësor pa marrë parasysh moshën, ndërsa kjo bëhet për shkak se ata janë më së shumti të ekspozuar në rrezik të sëmuren pa marrë parasysh moshën dhe pacientët të cilët kanë ndonjë formë të imunokompromitimit”, tha Filipçe.

Qëllimi është sqaroi Filipçe, të kemi përqindje më të madhe të përfshirjes me vaksinim te popullata jonë, e cila tani është rreth 37 për qind e popullatës totale.

“Qytetarët mbi moshën 40 vjeçare janë vaksinuar mbi 50 për qind,  megjithatë tani interesimi në ndonjë mënyrë ka rënë. Është e mundur  në periudhën në vijim  sipas rekomandimeve të reja ashtu siç do të dalin edhe nga trupat rregullator dhe përvojat e vendeve tjera edhe nga studimet  të cilat do të dalin,  të rekomandojmë dozë të tretë  edhe për kategoritë tjera të qytetarëve. Virusi më së shumti përhapet  te qytetarët e pavaksinuar. Mbi 86 për qind e të gjithë të sapodiagnostifikuarve, ato pacientë të cilët janë në spital janë të pavaksinuar. Një numër i madh i rasteve të vdekjes janë te të pavaksinuarit. Qytetarët mund të kuptojnë se kjo është mënyra e vetme t’i normalizojmë jetët, të lirohet sistemi shëndetësor, ndërsa ata ta mbrojnë shëndetin e tyre”, theksoi Filipçe.

Në lidhje me shkollat, potencon se  atë që e përgatisin  në ndonjë mënyrë është skrining, duke e marrë parasysh se është e mundur që fëmijët të jenë edhe bartës asimptomatik të virusit.

“Edhe në këtë kuptim tani po bëjmë një plan  me drejtorët e Qendrave për shëndet publik, të Shtëpive shëndetësore, kuadrit, mënyrën  në të cilën do të bëhet,  si të sigurojmë  numër të mjaftueshme të fëmijëve të cilët do të testohen në të gjitha shkollat në të gjitha qytetet, që të kemi një pasqyrë të gjendjes në bazë të asaj që ndoshta  do të kemi edhe ndonjë rast  të cilët janë asimptomatik dhe do të mund të sjellim ndonjë masë apo rekomandime. Deri atëherë mbetet rekomandimi se sipas asaj që ka pak fëmijë të sëmurë rëndë është të tregohet nëse  ka transmision në shkolla  për shkak të asaj që fëmijët edhe pas orëve shpesh komunikojnë, shoqërohen, shkojnë në aktivitete sportive etj, rekomandimet mbesin të njejta”, tha Filipçe.

Në lidhje me pakënaqësinë e kirurgëve në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, të cilët pohojnë se  nuk kanë pasur kushte për punë, tha se  i zvogëluar ishte vëllimi i punës në të gjitha institucionet shëndetësore publike duke e përfshirë edhe atë spital, për shkak të asaj që një pjesë e madhe e kuadrit ishte në sistemin e rotacionit  ku trajtohen pacientët me Kovid-19.

Potencoi se ka biseduar me drejtorin e SPQ “8 Shtatori” ka komunikuar me mjekët që janë të pakënaqur  për shkak të mënyrës së punës.

“Definitivisht ka mekanizma gjithë kjo të ndryshohet.  Gjatë ditës së sotme  i pres në mbledhje për t’i zgjidhur të gjitha problemet. Besoj se gjithë kjo do të zgjidhet dhe pakënaqësia do të zvogëlohet”, shtoi Filipçe.  

Related posts

Fushata zhvendoset në mediat onljan, të rinjtë më aktiv në rrjetet sociale!

I.A

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Xh M

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy