Shkup, 5 janar – Zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, pas publikimit të fotografisë nga festimi i ditëlindjes së kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, të tubuar dhe pa maska në hapësirën e re të Ministrisë për Sistem Politik, ai vetëm shkurtimisht u përgjigj se masat duhet të respektohen, informon Zhurnal.
Për dallim nga fotografitë e ndryshme të publikuara nga qytetarët në rrjetet sociale ku duken të tubuar, e të njejtat ministri Filipçe thoshte se këto tubime duhet të sanksionohen, e madje u hynin nëpër shtëpi për kontrolle, këtë radhë Filipçe nuk e dënoi fare sjelljen e funksionarëve të BDI-së.
Edhe për fotografinë e postuar nga vet ministri me kryeministrin Zaev dhe fëmijët e tyre, ai thotë se nuk ka qenë e detyrueshme mbajtja e maskës sepse kanë bërë sport.
Nga BDI thonë se maskat janë hequr vetëm gjatë fotografimit ndërsa në pjesën tjetër të takimit maskat janë mbajtur, por sa është për t’u besuar kjo, mbetet e paqartë.
NGa MPB ende nuk ka përgjigje nëse do të ndërmeren masa për fotografitë e postuara ku shihet qartë se nuk respektohen masat kundër Covid, e për çka për çdo ditë dënohen qytetarët.//Zhurnal.mk