Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Nuk ka asgjë të fshehtë në bisedimet me Bullgarinë, veprimet e VMRO-DPMNE-së nuk i kuptoj

Shkup, 10 qershor 2021 – Nuk ka bisedime të fshehta me Bullgarinë, nuk ka kurrfarë skenarë të fshehtë, nuk ka bisedime për gjuhën dhe identitetin. Veprimet e VMRO-DPMNE-së nuk i kuptoj, theksoi ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetar i LSDM-së, Venko Filipçe në edicionin e sontëm të emisionit “Vetëm e vërteta” (Samo vistina) në televizionin Kanal 5.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja ishte e ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme që, sipas tij, është edhe një dëshmi se nuk ka asgjë të fshehtë.

“Gjithçka është e hapur dhe transparente. Asnjë akt, asnjë dokument, asnjë negociatë nuk është fshehur dhe ai është vendim i kësaj Qeverie. Gjithçka është publike dhe transparente. Për Marrëveshjen e Prespës kishte referendum. Çka u fsheh atëherë. VMRO-DPMNE-ja duhet të japë mbështetje për proceset të cilat nënkuptojnë rrumbullakësim të asaj rruge të gjatë drejtë integrimeve evropiane, që e kaloi vendi në interes të qytetarëve”, tha Filipçe.

Sipas tij, dalja e vogël në protesta është fiasko e politikës së VMRO-DPMNE-së.

“Politika duhet të jetë instrument që të bisedohet, të gjendet zgjidhje e përbashkët dhe të arrihet konsensus. Këtë qytetarët e presin nga ne”, tha Filipçe.

VMRO-DPMNE-ja opozitare tashmë disa ditë në Shkup dhe në qytetet më të mëdha të shtetit mban protesta kundër, siç thonë, shitjes së interesave kombëtare dhe shtetërore nga ana e pushtetit. Kërkojnë transparence më të madhe në bisedimet me Bullgarinë. fc

Postime të ngjashme

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

Shekerinska: Treguam se mund të kontribojmë si aleatë në NATO njejtë si të tjerët

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...