Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore, nuk sjellë asnjë efekt

Shkup, 19 nëntor – Zhurnal.mk – Pas mbledhjes së sotme të Këshillit për siguri, ku u soll propozim për shpallje të gjendjes së krizës, në pyetjen pse nuk po vendoset orë policore në momente kur e gjithë Europa po mbyllet në metoda të ndryshme, ministri i shëndetësisë Filipçe theksoi se kjo masë nuk do të kishte aspak efekt, informon Zhurnal.

“Arsyeja për çdo masë restriktive është aspekti shëndetësor. Në fillim të pandemisë kishte tjera njohuri, ndërsa tani tjera. Restriksionet në lëvizje konsiderojmë se nuk do të ketë asnjë efekt, përshkak se ajo që duhet të ndalohet është grupimi, që është më tepër e ndaluar. Tjetër masë e cila duhet patjetër të respektohet është mbajtja e maskave”, theksoi ministri Filipçe.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se mundësia për orë policore ngelet e hapur, por për këtë sipas tij vendosin autoritetet shëndetësore.

Edhe presidenti Stevo Pendarovski theksoi se askund në Europë nuk ka orë policore 24/7, por përkufizime të caktuara të lëvizjeve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...